Nga Gazeta ‘SI’ - Në Fletoren Zyrtare është publikuar Akti Normativ i ndryshimeve në buxhetin 2023 me detaje shtesë nga ato që prezantoi ministri i Financave.
Zëri i të ardhurave, ashtu siç njoftoi dhe ministri Mete është shtuar me 7 miliardë leke, shpenzimet me 18 mld lekë dhe deficiti është parashikuar njësoj, 55 mld lekë edhe pse treguesit e bëjnë të tingëllojë jorealiste.
Me ndryshimet e reja, fondi i Rindërtimit, nisur në vitin 2019, arrin në 17 mld lekë. 46 mld lekë parashikohen të shkojnë për projekte kapitale me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike.
1.8 mld lekë do të shkojnë për skemat mbështetëse për fermerët.
3.2 mld lekë fonde për indeksimin e pensioneve.
Gjithashtu Fondi Rezervë arrin në 17.2 miliardë lekë, nga 15 miliardë lekë që ishte në buxhetin fillestar dhe rreth 5 mld shtohen për kontigjencën.
Ashtu si praktika e buxheteve të tjera, edhe këtë vit qeveria vendosi ta ndryshojë të në fund të vitit për ndryshime që supozohet të kryhen të shtrira gjatë një viti fiskal. Në fund të shtatorit buxheti i shtetit rezultoi me 51 mld lekë suficit dhe në Akt parashikohet kthimi i kësaj vlerë ën deficit për dy muaj, njësoj si fundvitet e tjera dhe nuk është arritur.
Në 9 muaj, janar-shtator, në Shqipëri janë kryer vetëm 37.2% të investimeve vjetore kapitale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.