Zbardhen emrat e të arrestuarve mbrëmë në Durrës dhe Shijak. Mes të arrestuarve është edhe shefi i Rendit të Shijakut, Besnik Domi.
Përmes një deklarate të bërë publike mbrëmë në orët e vona, SHÇBA tha se të arrestuarit dyshohet se kanë lejuar ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut. SHÇBA nënkupton se hetimet kanë nisur para tërmetit të 26 nëntorit.
Të arrestuarit janë:
Besnik Domi, shef Rendi Shijak
Sami Xhafa, shefi stacionit i policisë Manzë
Ermal Petova, specialist për Hetimin e Krimeve/ OPGj Manzë
Nikollë Marku, specialist për Hetimin e Krimeve/ OPGj Manzë
Agim Osmani, ndihmësspecialist, policia Durrës
Gani Dama, polic patrulle (në kërkim)
Haxhi Sherra, ndihmësspecialist, Komisariati Shijak
Petrit Neziri, ndihmësspecialist, policia Manzë
Ndriçim Shika, ndihmësspecialist, policia Shijak
Gjergji Gerco, sekretar i Njësisë Administrative, Sukth.
Jul Kacadej, specialist IMT, Shijak
Marjus Shaini, kryeinspektor IMT, Shijak
Adem Lika ndërtues.
Dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës kanë krijuar një mekanizëm korruptiv dhe kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare, lejonin ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi, duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.