Lajme

Aksionet anti-drogë, arrestohen tre persona në Tiranë e Vlorë

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Proporcione”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, si dhe ka proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë (njëri prej tyre shtetas italian). Gjatë aksionit, janë sekuestruar 974 gramë të ndara në proporcione gati për shpërndarje.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 3 të Tiranës, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: S. K., 34 vjeç banues në Tiranë, si edhe një vajzë 24-vjeçare, I. K., banuese në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasi P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.
Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve S.K dhe I.K, policia u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa shtetasit P.Z dhe L.Z, kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar për shpërndarjen e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Ndërkohë në Vlorë, policia ka sekuestrua 12 kg lëndë narkotike cannabis sattiva në një banesë. Në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacione konfidenciale, Seksioni i Narkotikëve ka organizuar punën pas dyshimit për lëndë narkotike në një banesë në fshatin Drithas të Vlorës. Pas kontrollit të ushtruar në këtë banesë, policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 12 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva. Menjëherë, policia ka vënë para përgjegjësisë penale duke arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 57-vjeçari A. M. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë