Lajme

Aksione masive në Elbasan, 7 të arrestuar në 24 orë

Policia e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë një sërë akuzash, duke nisur nga dhuna në familje tek shkaktimi i aksidenteve.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit:
I. T., 66 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin P. N.
G. M., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, në banesë.
K. N., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar sepse ka kanosur dhe tentuar të ushtrojë dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.
F. K., 37 vjeç, banues në Elbasan është kapur nga Policia e Elbasanit, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e armëve të ftohta”.
A. P., 39 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta vëllanë e tij, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij, P. Sh., 39 vjeç, banues në Përrenjas, u kap nga Policia e Librazhdit, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Policia e Gramshit ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. P., 44 vjeç, banues në Gramsh, pasi në fshatin Harunas, në vendin e quajtur “Bregu i Selesofit”, gjatë kontrollit të territorit u gjetën dhe sekuestruan 42 bimë narkotike të kultivuara. Dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim kombëtar dhe po punohet për kapjen e tij, ka kultivuar lëndë narkotike. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë