Gazeta Si – Një aksion i policisë në Fier, në bashkëpunim me agjentët e antidrogës u zhvillua mbrëmjen e të hënës, ku u kryen kontrolle brenda lagjeve dhe në blloqeve të pallateve.
Sipas burimeve, qëllimi i këtyre operacioneve, është goditja e grupeve kriminale të trafikut të drogës, si dhe identifikimi i të rinjve përdorues, të cilët shpeshherë zgjedhin zona të izoluara pranë banesave për konsumim.
Deri tani nuk ka informacione për persona të arrestuar apo të shoqëruar, deri në një njoftim zyrtar të policisë.
Këto masa janë marrë pas ankimeve të banorëve të shqetësuar, që kanë raportuar rastet e përdorimit të lëndëve narkotike në zona të banuara, duke rrezikuar sigurinë e komunitetit.
Një vëmendje e veçantë, policia i ka kushtuar edhe ambienteve të shkollave, ku kontrolli do të jetë më rigoroz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



