Lajme

Aksidentuan për vdekje 25-vjeçarin, arrestohen dy shoferë

Policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve që shtypën për vdekje një 25-vjeçar në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Urën e Dajlanit në Durrës.

Shoqërimi i shoferit të furgonit dhe shoferit të autobusit është bërë pas këqyrjes së pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e bizneseve pranë zonës ku ndodhi aksidenti tragjik.

Policia po i heton që të dy drejtuesit e automjeteve me akuzën e shkaktimit të aksidentit me pasojë vdekjen. Në dëshmitë paraprake, të dy shoferët kanë deklaruar se nuk e kanë parë viktimën.

25-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor në momentin e përplasjes me autobusin dhe më pas me furgonin që e ka marrë për disa metra zvarrë.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë me shumë qarkullim, por ku ndriçimi i rrugës thuajse mungon totalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë