Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur të martën rreth orës orës 22:30 në dalje të qyteti të Kavajës.
Mbrëmë humbën jetën kalimtarja Lumturie Demrozi 46 vjeç, dhe pasagjeri i makinës që u aksidentua Gentjan Belba 23 vjeç, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vdiq në spital shoferi i “Benz”-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24 vjeç, i cili sot festonte 24-vjetorin e lindjes.


Dy të rinjtë kishin marrë makinën me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës, por aksidenti tragjik u preu jetën në mes.
Ndërkohë që vajza e viktimës Lumturie Demrozi Xh. D. 21 vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ me targa AA 615 VO për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti çka ka sjellë vdekjen e tij si dhe të dy personave të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




