Lajme

Aksidenti tragjik në Greqi iu merr jetën 2 vëllezërve shqiptarë

Gazeta Si – Dy vëllezër të moshës 30 dhe 27 vjeç humbën tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur në Greqi.

Sipas gazetës  “Protothema”, ngjarja ndodhi në autostradën Lamias-Livadeia, ku mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë.

Në timonin e makinës, mësohet se ishte 30-vjeçari, ndërsa 4 personat e tjerë ishin pasagjerë.

Aksidenti ndodhi pak para mesnatës të së enjtes. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat metalike të rrugës dhe më pas përfundoi në lumin Erkyna.

Dy vëllezërit shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.

I plagosur nga ngjarja mbeti i 31-vjeçar po shqiptar, si dhe dy grekë të moshës 29 dhe 22 vjeç.

Ata ndodhen spitalin e Livadeia, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë