Lajme

Aksidenti tragjik, Meta: Ngjarje tronditëse, policia të marrë masa

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet të afërmve të familjes që humbi jetën në një aksident tragjik mëngjesin e të premtes në Vlorë.

“Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë, – shkruan Meta në një postim në Facebook. – I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve”.

Meta i ka bërë thirrje edhe Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi.

“Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik”.

Kreu i shtetit iu drejtohet “të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë