Kanë humbur jetën në një aksident rrugor 9 futbollistë të Etoile du Guine, një skuadër e kategorisë së dytë në Guine. Janë plagosur edhe 18 lojtarë të tjerë, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Mes lojtarëve që kanë ndërruar jetë është edhe Almamy Keita, vëllai i mesfushorit të Liverpulit, Naby Keita. Aksidenti ndodhi të enjten në Timbo, pranë qytetit Mamou, rreth 250 kilometra larg kryeqytetit Conakry. Etoile du Guine po udhëtonte për një ndeshje drejt Karfamoriyah, një qytet që ndodhet rreth 400 kilometra larg vendit ku ndodhi incidenti. Në autobus ishin 27 persona, 22 lojtarë dhe 4 pjesëtarë të stafit teknik. Ishte ndeshja e parë e sezonit.
Për “Guineematin.com”, trajneri i skuadrës, u shpreh: “Ishim në një dishezë dhe frenat e autobusit papritur nuk punuan. Ishin tre kthesa dhe shoferi ia doli në një farë mënyre te dy të parat, por tek e treta nuk mundi të bënte asgjë, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplasëm me një pemë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




