Policia ka arrestuar autorin e aksidentit të mbrëmshëm në Cërrik, i cili iu mori jetën dy personave.
Mësohet se është vënë në pranga shtetasi A. H., 24 vjeç, banues në Klos të Cërrikut.
Siç njofton policia, shtetasi A. H, mbrëmjen e djeshme në rrugën rurale Mollas-Selitë, tek “Ura e Sharrës”, në fshatin Kamuna të Cërrikut, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kushtet e errësirës dhe fushëpamjes së kufizuar në kthesë ka goditur karrocën që tërhiqej nga një kafshë pune dhe më pas ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë në krah të kundërt ku është përplasur me mjetin tjetër që vinte përballë.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në fshatin Kamuna, Cërrik i cili ishte drejtuesi i karrocës dhe shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




