Ka ndodhur

Aksidenti fatal/ Land Roveri drejtohej nga një 22-vjeçare, 2 ukrainas mes viktimave

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik të Qafë-Muzinës, ku humbën jetën 5 persona. Makina Land Rover, që sipas policisë është shkaktare e këtij aksidenti, drejtohej nga një vajzë 22-vjeçare, Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë.

Bashkë me të në makinën që ishte marrë me qira ndodheshin edhe dy shtetase italiane. Çelhaka ka marrë plagë të lehta nga përplasja e makinës së saj me furgonin që përfundoi në humnerë dhe që i shkaktoi vdekjen shoferit 51-vjeçar Bardhi Proda.

Nga ky aksidenti kanë humbur jetën edhe një çift të moshuarish, Fiqiri dhe Drita Korçari, ndërsa 2 personat e tjerë të pajetë janë dy shtetas ukrainas, një burrë 53-vjeçar me inicialet O.F dhe një grua 48-vjeçare me inicialet T.F.

Me fat ka qenë një vajzë 25-vjeçare, Greta Kaberdini, e cila është nxjerrë me vështirësi nga furgoni është ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë