Nga Gazeta ‘SI’ – Aksidentet rrugore në vend u shtuan edhe për muaji tetor. Instat raporton 98 aksidente rrugore nga 84 të ndodhura në të njëjtin muaj të vitit të shkuar. Rrjedhimisht, është rritur edhe numri i të aksidentuarve, nga 105 një vit më parë në 130 sivjet.
Sipas INSTAT në tetor aksidentet rrugore, në 84% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 27% të numrit të aksidenteve gjithsej.

INSTAT vlerëson se nga të dhënat e përpunuara në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 19.4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 8%. Oraret 08:00-12:00 dhe 14:00-17:00 janë ato kur kryhen më shumë aksidente.

Në dhjetëmujorin e vitit 2023, numërohen 961 aksidente rrugore nga 968 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 0,7%. Numri i të aksidentuarve është 1.319 persona nga 1.362 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 12% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për dhjetëmujorin është ulur me 9,4%”, thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



