Banka Botërore ka raportuar se aksidentet rrugore në Shqipëri, krijojnë kosto nga 2 në 4% të PBB-së vjetore të vendit.
Përveç dëmit social dhe psikologjik, aksidentet rrugore kanë dhe dëm ekonomik, ku sipas BB-së në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor ka shifra të larta që kufizojnë rritjen ekonomike të saj.
Vetëm në vitin 2020, janë regjistruar 1.171 fatalitete nga aksidentet në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Banka sugjeron përmirësimin e sigurisë rrugore në rajon dhe kjo të jetë prioritet në zhvillimin e vendeve.
“Këto humbje, në jetë, kapital njerëzor dhe infrastrukturë, janë kryesisht të parandalueshme. Për të hartuar modele më të sigurta trafiku, për të zbatuar politika që mund të reduktojnë vdekjet në aksidente rrugore dhe për të matur progresin, Ballkani Perëndimor ka nevojë për akses në të dhëna më të mira dhe më të besueshme.”
Në dhjetëvjeçarin e fundit, fatalitetet në Shqipëri kanë ardhur në rënie, dhe në krahasim me shifrat 2010-2020 kanë rënë me 48%. Ndërsa nga 2019-a në 2020-n, janë ulur me vetëm 20%. Gjatë vitit 2020, për më shumë se 3 muaj, nuk pati trafik normal rrugor për shkak të kufizimit të lëvizjeve dhe rrjedhimisht, numrat e fataliteteve ishin më të pakta.

Fatalitet rrugore të Shqipërisë rezultojnë 63 për 1 milionë banorë duke e kaluar mesarën e BE-së me 21.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pasur rënie të aksidenteve viktimave nga aksidentet rrugore për 10 vitet e raportuara nga BB, përveç Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që kanë pasur të njëjtat shifra para dhe gjatë pandemisë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje