Në vitin 2021 më shumë persona humbën jetën në aksidente rrugore krahasuar me një vit më parë.
Përgjatë vitit 2021, numërohen 1.376 aksidente rrugore nga 1.234 aksidente të ndodhura në vitin 2020, duke u rritur me 11.5 %. Krahasuar me vitin 2019, numri i aksidenteve është ulur me 8.1 %. Por mesatarja disavjeçare mbetet dukshëm më lartë se shifrat e sotme.

Aksidentet rrugore në dhjetor të vitit të kaluar janë rritur gjithashtu me 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të dhjetorit të vitit 2020.
Në muajin dhjetor të vitit 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 134 persona nga 147 që ishte krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020.
Në vitin 2021, numri i të aksidentuarve është 1.860 persona nga 1.598 persona krahasuar me vitin e mëparshëm. Ndërsa në vitin 2019, numri i të aksidentuarve ka qenë 2.044 persona.
Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar edhe numri i të vdekurve nga aksidentet është rritur krahasuar më të njëjtin muaj të vitit 2020.
Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore në dhjetor është 21 persona, nga 13 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Gjatë vitit 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 197 persona nga 181 persona të vdekur në vitin 2020 dhe nga 227 persona të vdekur në vitin 2019.
Gjatë dhjetorit, aksidentet rrugore, në 85.7 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25.2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 11.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vitin 2021, aksidentet rrugore, në 15.3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 17.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me vitin 2019, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 3.7%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




