Kosova

Aksident zinxhir në Fushë-Kosovë, 14 automjete të përfshira. Raportohet për disa të plagosur

Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident zinxhir ku janë përfshirë 14 automjete ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se në aksident ka edhe persona të lënduar.

“Rreth orës 06:50 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, Mazgit – Bresje, mbi urë tek ETC-ja, sipas informatave fillestare, është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror, ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, tha Hoxha.

Ai shtoi se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht ndërsa njësitë policore dhe ekipet emergjente ndodhen në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.

“Lidhur me detaje të tjera do të njoftoheni pas raportimeve që do marrim nga ekipet në terren”, tha Hoxha.

Policia ka apeluar për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull për të shmangur aksidentet e tilla. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë