Lajme

Aksident tragjik pranë Gjirit të Lalzit, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur mesditën e sotme pranë “Gjirit të Lalëzit”.

Ngjarja ndodhi pranë xhamisë së fshatit Rrotull të Durrësit, ku gjatë parakalimit në një kthesë janë përplasur dy automjtete.

Një nga makinat e përfshira në aksident ishte një Fuoristradë ku udhëtonte një shtetas francez dhe e fejuara e tij, të cilët nuk kanë marrë lëndime, ndërsa në makinën tjetër dy motra dhe fëmijët e tyre, 5 persona.

Si pasojë e përplasjes, njëra nga motrat ka mbërritur pa jetë në urgjencën e Durrësit, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve bëhet me dije se viktimë ka mbetur shtetasja Mirela Daci.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë