Drejtuesi i një motoçiklete ka humbr jetën mbrëmjen e sotme, pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Vlorë-Orikum.
Policia njofton se “rreth orës 17:00, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.
“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum”, sqaron policia.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.
Ndërkohë, gupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




