Një shtetas që lëvizte me biçikletë në zonën e Velipojës u përplas për vdekje nga një automjet paraditen e sotme. Policia njofton se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
“Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (Që po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




