Lajme

Aksident tragjik në Shkodër, humb jetën vjehrra dhe nusja shtatzënë

Dy gra, nusja dhe vjehrra, kanë humbur jetën ditën e mërkurë në mënyrë tragjike në një aksident rrugor në Shkodër.

Ngjarja ka marrë përmasa edhe më të rënda, pasi mësohet se e reja ishte shtatzënë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit, në afërsi të fshatit Shtoj.

Esmeralda Bajrakurti nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ajo ka ndërruar jetë pasdite në spital. Më herët, vjehrra e saj, Hasmije Bajrakurti ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Dy gratë, të cilat po ecnin në këmbë buzë rrugës, u përplasën nga një makinë në rrethana që mbeten ende të paqarta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë