Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar një të vdekur dhe dy të plagosur në autostradë, pranë bypass-it të Lushnjës.

Një makinë BMW X5 ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja, ndërsa shoferi dhe një tjetër pasagjer kanë mbetur të lënduar.

Paraprakisht mësohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po ecte drejtuesi i mjetit. Po ashtu, edhe lagështira në rrugë ka favorizuar aksidentin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




