Një çift të moshuarish janë përplasur për vdekje pranë fshatit Pocestë në aksin rrugor Korçë-Maliq. Një automjet ka goditur dy të moshuarit që po ecnin në këmbë në anë të rrugës.
Ata fillimisht janë transportuar me urgjencë në spital, pasi ishin të plagosur rëndë, por nuk i kanë mbijetuar plagëve të marra.
“Ora shënonte rreth 17:26, kur jemi njoftuar se shtetasi S.N, 63 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar 2 shtetas, (një burrë dhe një grua) kalimtarë në rrugë”, njofton policia.
Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




