Lajme

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

Një aksident tragjik u ka marrë jetën dy shqiptarëve në Itali. Nga një përplasje e fuqishme gjatë natës në autostradën mes Molfetta e Bitonto në Bari ka gjetur vdekjen një grua shqiptare 56 vjeç dhe një i moshuari 82-vjeçar, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende me dije.
Po ashtu mediat italiane bëjnë me dije se nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, një polic 44-vjeçar.
Mediat lokale italiane shkruajnë se drejtuesi shqiptar i mjetit fluturoi jashtë saj në momentin e përplasjes, ndërsa gruaja mbeti e mbërthyer brenda.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerr e trupit të pajetë të saj.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, forcat zjarrfikëse dhe autoambulanca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë