Lajme

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas vjehrrën dhe nusen

Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy grave mbrëmjen e sotme në rrugën e ish-Kënetës në Durrës. Mësohet se viktimat e aksidentit tragjik janë Bukurie Cufaj 56 vjeçe dhe Sabije Cufaj 38 vjeçe. Sabija është nusja e djalit të viktimës tjetër.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Dy gratë, mësohet se sapo kishin zbritur nga një autobus urban, kur u përplasën nga automjeti tip BMW me targë “AA 835 BD” që drejtohej nga një 22-vjeçar, i cili është ndaluar nga policia.

Kjo e fundit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë