Lajme

Aksident tragjik në Cerrik, humb jetën 83-vjeçari

Një i moshuar ka mbetur viktimë në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollas të Cerrikut, ku viktimë mbeti 83-vjeçari me iniciale R.XH.

Ai ishte duke ecur me një karrocë, kur u përplas nga një makinë me targa AA 576 MY.

Për pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit, V.SH, 60 vjeç, është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë