Rend dhe Ligj

Aksident tek Ura e Dajlanit, plagoset një 65-vjeçar

Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm te Ura e Dajlanit në Durrës, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:55, në lagjen nr.5, Durrës.

Një mjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin H. P., është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë