Lajme

Aksident në Vorë, humb jetën pasagjerja, rëndë shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në rrugën dytësore Vorë-Tiranë.
Siç njofton policia, fugoni që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A. K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Raportohet se nga përplasja ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit. Identiteti i saj nuk bëhet ende me dije për shkak të dëmtimeve të rënda, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, pasi është në gjendje kritike për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë