Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë paradites së sotme në rrugën Tiranë-Durrës.
Dy makina, një Benz dhe një Volvo janë përplasur mes tyre. Mësohet se Benzi ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Nënë e bir, Hamide dhe Shpëtim Sipri, 59 dhe 33 vjeç kanë marrë plagë të rënda.
Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës për mjekim dhe mësohet se në gjendje më të rëndë është djali.
Mësohet se mjeti drejtohej nga 59-vjeçarja.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




