Lajme

Aksident në Lushnjë, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier – Lushnjë, me pasojë vdekjen e një të riu.
Policia njofton se një makinë tip “Land Rover” ka dalë nga rruga në aksin Fier-Lushnjë, ku për pasojë ka mbetur viktimë 28-vjeçari M. R., banues në Berat që ishte pasagjer në mjet.
Ndërkohë, në aksident është plagosur dhe shoferi i mjetit, 31-vjeçari Z. H., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë