Lajme

Aksident në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 3 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ku mësohet se si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe dy pasagjerët që kanë qenë në mjetin e tij, të cilët u dërguan në spital dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, policia e cila ka mbërritur shpejt në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë