Ka ndodhur

Aksident në aksin Vorë-Fushë Prezë, humb jetën drejtuesja 23-vjeçare

Gazeta Si – Një 23-vjeçare ka humbur jetë rreth mesnatës në një aksident të rëndë në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë.

Sipas njoftimit të policisë, e reja ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e plagëve të marra, 23-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

“-Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës”, – njofton policia. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë