Një person ka mbetur viktimë në një aksident rrugor të ndodhur ditën e sotme. Ngjarja e rëndë u regjistrua në autostradën Lushnjë-Fier, ndërsa viktimë ka mbetur një 37-vjeçar.
Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur keq. Në të ndodheshin shoferi dhe pasagjeri, ndërsa aksidenti rezultoi fatal për këtë të fundit.
Viktima është 37-vjeçari me inicialet H.G. Ndërkohë, shoferi I.B, 45 vjeç, nga Elbasani ndodhet në spitalin e Lushnjës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




