Tre persona, mes tyre edhe një fëmijë 5-vjeçar, janë plagosur mbrëmjen e kësaj të enjteje në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Tiranë, në fshatin Mamël.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh., është përplasur me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit me inicialet J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri.
Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




