Ka ndodhur

Aksident i trefishtë në Kanada, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë ku dy të rinj shqiptar humbën jetën.

Përplasja fatale me tre automjete ndodhi rreth orës 21:50 në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road.

Hetuesit besojnë se një automjet që shkonte në jug në Dixie Road bëri një kthesë majtas në Eglinton Avenue dhe u përplas me një Sedan të bardhë që shkonte në veri në Dixie, Cst.

Dy shqiptarët që udhëtonin me Sedanin e bardhë ndërruan jetë, sipas policisë. Njëri ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri përfundoi në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Në kohën e aksidentit kryqëzimi u mbyll për të lejuar oficerët të hetojnë përplasjen.

Një faqen e Facebook-ut të komunitetit shqiptar në Mississuaga u publikuan fotot e dy të rinjve, ku dhe u zbulua identiteti i tyre dhe vendi ku jetonin në Shqipëri. Ata janë Klisi dhe Simon Dreshaj dhe janë nga Rapsha e Hotit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë