Ka ndodhur

Fotot – Aksident në bypassin e Tepelenës, humbin jetën 4 persona, dy të plagosur në gjendje të rëndë (dinamika e përplasjes së tre makinave)  

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në bypassin e Tepelenës me pasojë vdekjen e kater personave.

Ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur per pasoje me automjetin qe po kalonte “Toyota Yaris”.

Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 persona dhe plagosur dy. Këta të fundit janë transportuar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës, por më pas janë nisur drejt Spitalit te Traumes ne Tiranë. 

Sipas burimeve të policisë, viktimat janë Ladi Bega drejtues i makinës Toyota, Lefteri Bega bashkëshortja e Ladi Begës, një grua e moshuar rreth 80-90 vjeç dhe Riza Rapaj.

Ndërsa të plagosurit janë Lavdie Meta dhe Jani Meta, të dy në gjendje të rëndë, që pasi morën ndihmën e parë në Spitalin e Gjirokastrës, u nisën drejt Traumës në Tiranë.

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë