Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin Koplik-Shkodër.
Një makinë është përplasur me murin anësor të rrugës dhe është përmbysur.
Në automjet ndodheshin dy persona, drejtuesi dhe një pasagjer.
Policia njofton se dy personat janë shoqëruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




