Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrëshen-Milot, në afërsi të urës me tre harqe në rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, pranë urës së Zogut. Nga të dhënat e para mësohet se si pasojë e përplasjes së dy fuoristradave kanë mbetur të plagosur 5 persona, ndërsa 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas ndihmës së parë, ata janë nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Ndërkohë më herët, një person ka humbur jetën në fshatin Koritë të Korçës, teksa është rrëzuar me motoçikletën e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




