Ka ndodhur

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, një i plagosur në gjendje të rëndë

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në rrugën Lushnjë-Berat këtë të shtunë, në afërsi të zonës së quajtur Fier Shegan. Një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me një motor elektrik.

Për pasojë drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjes. Në lidhje me ngjarjen është ndaluar shoferja e mjetit.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia që ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë