Menaxhim

Aksesi i palimituar i Europës në hapësirë është në rrezik

Aksesi i pafundmë në hapësirë që ka Europa do të jetë në rrezik pa disa reforma radikale në zhvillimin e shërbimeve të lëshimit satelitor, ka paralajmëruar kreu i Agjencisë Europiane të Hapësirës, ESA.

Duke folur ndërsa Mbretëria e Bashkuar synon të bëhet vendi i parë që lëshon satelitë komercialë nga Europën Perëndimore, drejtori i përgjithshëm i ESA, Josef Aschbacher, tha se nevojitej një qasje e udhëhequr nga tregu për të siguruar që rajoni të vazhdojë të ketë aftësi konkurruese për lëshime satelitësh. Kjo do të nënkuptonte dhënien e këtij pushteti të madh sektorit privat për të vendosur se ku dhe si të ndërtojë sistemet e lëshimit të Europës.

“Europa duhet të rifitojë këtë konkurrencë në tregun e lëshuesve, që sot ne nuk e kemi,” – tha ai në një intervistë.

Komentet e Aschbacher, erdhën tri javë pas dështimit të raketës së re të Europës, Vega-C, ndërtuar nga kompania italiane Avio. Faza e dytë e raketës, një motor i ngurtë i quajtur Zefiro-40, u prish disa minuta pas ngritjes.

Misioni i dështuar rezultoi në shkatërrimin e dy satelitëve që synonin të përfundonin plejadën e imazhit të Tokës Pléiades Neo, në pronësi dhe operim të Airbus. Për Vega-C po kryhet një hetim për dështimin, i cili mund të zgjasë disa muaj.

Raketa, e cila bëri fluturimin e saj të parë në korrik, ishte kyçe për ambicien e Europës për të ruajtur aksesin e pavarur në hapësirë.

“Ne po përballemi me një krizë në sektorin e lëshuesve,” – tha Aschbacher. “Kjo është mjaft e keqe. Tani është momenti për të parë me të vërtetë mënyrën se si duam të ndërtojmë sistemin e lëshuesve në të ardhmen.

“Europa kishte dështuar në zhvillimin e shërbimeve të lëshimit ‘plotësisht komerciale’ sipas modelit tradicional, gjë që kufizoi aftësinë e industrisë për të shpërndarë zhvillimin dhe prodhimin. Nëse industria merr përgjegjësi, atëherë [ata] mund të organizohen ashtu siç dëshirojnë dhe aty ku ata mendojnë se është më e përshtatshme,” – tha Aschbacher. Një qasje e tillë do të duhej të negociohej dhe të miratohej nga shtetet anëtare të ESA, përfshirë MB-në, Zvicrën dhe Kanadanë, dhe industrinë.

Aschbacher dëshiron që agjencia e tij të miratojë një reformë të stilit NASA, ku blen shërbime të përcaktuara në vend që të menaxhojë zhvillimin e sistemeve që më pas tregtohen nga Arianespace, kompania komerciale e lëshimit në pronësi të përbashkët nga Airbus dhe Safran. Reforma të tilla të udhëhequra nga tregu, çuan në zhvillimin e SpaceX.

“Duhet të kemi sektorin tregtar përmes një procesi konkurrues, duke ofruar zgjidhje lëshuese ku ESA është klienti,” tha ai. Ashtu si NASA, agjencia ende mund të ofrojë mbështetje teknologjike.

Britania e Madhe po përgatitet të bëhet vendi i parë në Europën Perëndimore që lëshon satelitë të vegjël nga toka e saj.

Nëse nuk ka pengesa të minutës së fundit, nëntë anije kozmike do të ngrihen në orbitën e ulët të tokës të hënën nga avioni i konvertuar 747 i Virgin Orbit, Cosmic Girl, nga aeroporti Newquay në Cornëall. Këto përfshijnë satelitë nga kompani të tilla si Space Forge dhe Rhea, e cila po teston teknologjinë e re të navigimit dhe pozicionimit të zhvilluar në MB. Ngarkesa të tjera përfshijnë një satelit të zhvilluar bashkërisht nga ushtria e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, dhe misioni i parë orbital i Omanit.

Ian Annett, zëvendës shefi ekzekutiv i agjencisë hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar, tha se Britania synonte të “demonstronte se ne do të jemi operatori kryesor i lëshimit në Europë” për satelitët e vegjël./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë