Menaxhim

AKEP: Sulmet kibernetike më të shpeshta në Shqipëri synojnë vjedhjen e të dhënave personale dhe financiare

Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka raportuar se Shqipëria ka qenë target i shumë sulmeve kibernetike gjatë vitit të shkuar, ku metoda më e përdorur është ajo e “phishing”.

“Phishing” është sulmi ku synohet të merren të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve.

Specifikisht, tentativat e vazhdueshme nëpërmjet faqeve mashtruese sikur të jenë Posta Shqiptare, apo banka të nivelit të dytë” vlerëson AKEP në raportin vjetor të vitit 2024. Sipas këtij institucioni në shumë raste bashkëpunimi mes dy institucioneve është shtrirë edhe te sipërmarrësit e komunikimeve elektronike dhe postare teksa gjatë vitit 2024 nuk ka pasur asnjë incident kibernetik të raportuar nga ana e sipërmarrësve. “

AKEP thotë në raport se ka kërkuar shtimin e masave në këtë aspekt, duke marrë shkas edhe nga sulmi kibernetik ndaj sistemeve të një prej kompanive celulare në vend, për të bërë të mundur garantimin e integritetit dhe pacenueshmërisë së rrjeteve dhe infrastrukturave kritike të tyre, si dhe ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve të tyre.”

Paralelisht me Autoritetin për Sigurinë Kibernetike duket se AKEP ka bllokuar edhe faqe që lidhen me piraterinë online diçka që mbulohet nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. AKEP raportoi gjatë muajve tetor – nëntor të vitit 2024 u inspektuan, rreth 70 sipërmarrës të komunikimeve elektronike aktivë në Regjistrin e Përgjithshëm të Sipërmarrësve me shtrirje gjeografike në bashkitë Tiranë, Durrës, Shkodër, Përrenjas, Librazhd, Pogradec, Maliq, Korçë, Peqin, Rrogozhinë, Lushnje, Fier dhe Durrës.

Në përfundim, rezultatet e inspektimit përfshijnë: – 13 masa administrative (gjobë) të ndërmarra kundër subjekteve që shkelin legjislacionin në fuqi për të drejtat e autorit dhe ofrojnë përmbajtje të paligjshme. – Bllokimin e menjëhershëm të faqeve të paligjshme që transmetojnë materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit, përfshirë filma, seriale, muzikë dhe transmetime sportive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë