Lajme

‘Air Albania’ nis fluturimet drejt Italisë, Rama: Besim dhe durim

Air Albania do të nisë në fillim të vjeshtës fluturimet drejt Italisë, ku është edhe tregu më i madh i kompanive ajrore që veprojnë në Shqipëri.
Lajmin e dha kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili thekson se me besim dhe durim mund të arrihen të gjitha ato që ka në dorë për të bërë “Shqipërinë që duam”.
Ndërkohë nuk lë pa përmendur edhe akuzat që u bënë për Air Albania.
Kreu i qeverisë përdor edhe një sërë metaforash për të sfiduar kundërshtarët, por edhe të treguar se kur thotë diçka, me domosdo do bëhet.
“AIR ALBANIA, DREJT QIEJVE TË EUROPËS
Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës. Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era.
Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh.
Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam”, shkruan kreu i qeverisë, Edi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156877857316523?__xts__[0]=68.ARBrJPLF8sJUcDNo4b9qZwWChKFlunE3aEFwsvARURGywM8Fjp1187TVUuAeK56Im62lTCsAXJuL6zZDqimMvw4D5ufMYjYHXARi4VYvj02LlEkSxRCxXCXPkyf9QbuAb9avTtqR5nrCT80QBKnosUrWexmX4h3SiFQGGHubn9td1PuR87jAaxqO0F9D4Cq-OpcQMxnJGZHoNdMzSjoqeuyxoj3m3LSzy6ymM3IuHGJPqMpkR4xroWWMfNvc6Q58RM0C_wyfRdmbcNtg5QrzLmWQTxMOHXD_F3KGM6Xi0D_LagY87LwCvWTTl2d7TP87YG8ldnnmFqQSOzMsTzsn&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë