Lajme

Aguerro dhe Lautaro shpëtojnë nderin e Argjentinës

Me shumë mund, por në fund Argjentina ia ka dalë të kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Amerikës. Albiceleste nuk e patën aspak të lehtë edhe përballë një kundërshtari tejet modest si Katari. Mesi në vijimin e paraqitjeve të tij të dobëta me ekipin kombëtar edhe mbrëmjen e kësaj të diele nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe frenat e Argjentinës i morën në dorë Lautaro Martinez dhe Serxhio Aguerro.

2-0 u mbyll ndeshja në Gremio, që duke u favorizuar edhe nga humbja e Paraguait me Kolumbinë e ndihmojnë Argjentinën që me 4 pikë të ngjitet në vendin e dytë të grupit dhe të shkojë më tej. Goli i parë i ndeshjes do të vinte shumë shpejt falë Lautaro Martinez që përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Katarit, duke kaluar në avantazh Argjentinën që në minutën e 4’.

https://twitter.com/TeddyMunene/status/1142874321578315781

Goli i “El Toro” duket sikur qetësoi ambientin në kampion argjentinas që luanin më të qetë dhe të çlirët, duke shkuar më shpjet në portën e Katarit. Një Mesi në rolin e protagonistit, duket se ia kishte lënë radhën, Serxhio Aguerros, i cili do të ishte vendimtar në këtë ndeshje me golin e dytë. Sulmuesi i Mançester Sitin e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 82’, pikërisht në kohën e duhur për t’i dhënë Argjentinës një fitore të qenë dhe pas shumë drithërima.

https://twitter.com/FOOTBALLNEWS023/status/1142896500797665280

Argjentina avancon kështu në fazën tjetër të Kupës së Amerikës, por duhet të presë për të mësuar ekipin kundërshtar. Në biletë për në fazën tjetër ka prerë edhe Kolumbia që fitoi me Paraguain dhe shkon në fazën tjetër si e para e grupit me pikë të plota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë