Nga Gazeta 'SI' - Agjentët imobiliarë në Shqipëri nuk presin zhvillime domethënëse në tregun e pasurive të patundshme, gjatë muajve në vijim.
Në një anketë të kryer nga Banka e Shqipërisë me 230 shoqëri ndërtimi dhe agjentësh, pyetjes për pritshmëritë e rritjes së çmimeve, 70% e agjentëve i përgjigjen neutralisht, duke parashikuar kështu një ‘ngrirje’ të tregut. Anketa tregon se vetëm 17% presin rritje çmimesh dhe pjesa tjetër ulje.
Por të ndara sipas zonave, duket se qarku i shtrenjtimit të pronës po zhvendoset nga Tirana drejt bregdetit. 38% e agjentëve presin rritje çmimesh dhe të aktivitetit imobiliar në tërësi.
Agjentët nuk presin ndryshime as në aktivitetin ndërtues. Shumica e subjekteve (rreth 2/3) presin që gjatë periudhës së ardhshme, numri i pronave të reja që do të regjistrohen rishtazi në librat e tyre të mos ndryshojë.
Në fund të 2023-shi, BSH tregon se ka pasur rënie të banesave të reja që regjistrohen shitje. Në tërësi ka pasur dhe më pak prona të shitura për të njëjtën periudhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.