Institucionet shtetërore nuk mund të ndryshojnë kushtet e kontratave nga ato të përshkruara në dokumentet e tenderit dhe në ofertën fituese. Kjo parashikohet në një udhëzim të Agjencisë së Prokurimit Publik, që kërkon hartimin e planit të zbatimit të kontratës pas çdo tenderi të realizuar për punë, mallra apo shërbime. Udhëzimi bazohet në ligjin e ri “Për prokurimin publik”, ndërkohë që ka pasur raste kur autoritetet kontraktore kanë parashikuar të tjera kushte në kontratë, nga ato të parashikuara në garat tenderuese.
Sipas udhëzimit, përjashtime në këtë drejtim mund të bëhen vetëm në rastet kur kompanitë fituese, me të njëjtin çmim ofrojnë kushte më të mira se ato të tenderuara. Sa i takon planit të zbatimit të kontratës, ai do të përfshijë çështjet organizative, afatet e përcaktuara, çështjet ekonomike, kushtet specifike teknike apo personat përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të kontratës.
Gjithashtu, në dokument thuhet se duhet të parashikohen edhe afatet e parashikuara për administrimin e kërkesave për ndryshime, modifikime apo përshtatje të zbatimit të kontratës dhe miratimin nga strukturat përkatëse, brenda afatit të përcaktuar në kushtet e tenderit. Referuar ligjit të ri, për herë të parë u parashikua koncepti i modifikimit të kontratave gjatë zbatimit të tyre deri në vlerën 20%, sikurse parashikohet në Direktivat e Bashkimit Europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje