Sport

Afrika e Jugut kampione bote në regbi për herë të 4-t, ‘All Blacks’ bien në finale

Gazeta Si – Në finalen e ‘Saint-Denis’, një çmenduri e kapitenit Cane bëri që Zelanda e Re të luante me 14 vetë për 53 minuta. Goditjet e Polard kaluan përpara ‘Springboks’. Për Kolisi është titulli i dytë si kapiten.

Afrika e Jugut është shpallur kampion bote në regbi për herë të 4-t, pasi mundi 12-11 në finale ‘All Blacks’. Një titull që vjen 4 vjet pas triumfit në Japoni, ndërsa në Francë kjo skuadër kishte arritur një tjetër sukses në 2007-ën.

Për herë të dytë në finale Afrika e Jugut ka mundur Zelandën e Re, apo ‘All Blacks’, siç njihet. Herën e parë e ka mundur në vitin 1995 në Johanesburg, në Botërorin e shtëpisë. Siya Kolisi bëhet kështu kapiteni i dytë në histori që ngre lart dy herë ‘Webb Ellis Cup’, si Riçi MekKau me ‘All Blacks’ në 2011-ën dhe 2015-ën.

Një karton i verdhë për Shanon Frizell, për një kapje prej fyti të Bongi Mbonambi, ishte episdodi i parë domethënës i finales. Handre Polard zhbllokoi rezultatin. Në minutën e 29-të Sam Cane ndërhyri rrezikshëm ndaj Jese Kriel, shpatull në fytyrë dhe karton i verdhë i paevitueshëm. Sërish inferiorittet numerik, zelandezët bëjnë një tjetër faull dhe Polard firmos 12-3.

Vendimi i Tmo transformon të verdhin e Cane në të kuq, pasi arbitrat nuk tolerojnë ndërhyrje që vënë në rrezik shëndetin fizik. Dhe fati i finales duket se është vendosur këtu.

Në 10 minutat e fundit dy skuadrat kërkojnë të shfrytëzojnë lojën taktike me këmbë për të fituar fushë. Afrika e Jugut arrin me anë të mbrojtjes ta mbajë kundërshtarin në gjysmëfushën e tij. Afrikanët blindojnë edhe topin e fundit, fitoren dhe çojnë në shtëpi kupën e 4-t të botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë