Nga Gazeta “SI” – Bizneset në Shqipëri do të kenë 3 ditë më shumë afat për të depozituar pasqyrat e tyre financiare, përtej afatit zyrtar.
Ministria e Financave ka njoftuar se afati për depozitimin e pasqyrave financiare në QKB do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania, pra 3 ditë.
MFE përcakton se edhe subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do ta bëjnë atë brenda periudhës së caktuar plus ditët ekstra.
Bizneset dhe qytetarët nuk mundën të merrnin asnjë shërbime online nga portali shtetëror nga data 17 në 20 korrik. Kjo sepse, sipas Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, sistemi ishte përballur me një sulm kibernetik.
Përkohësisht, gjatë këtyre ditëve u rikthyen sportelet fizike, që ishin jofunksionale prej një muaji, deri sa e-Albania, u bë përsëri e aksesueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.