Lajme

Aeroporti i Vlorës, tërhiqen turqit. Hapet gara ndërkombëtare

Qeveria e Shqipërisë nuk ka mundur të arrijë një marrëveshje me turqit për Aeroportin e Vlorës, ashtu sikurse ishte deklaruar një vit më parë nga kryeministri Edi Rama.
Nuk dihet se përse nuk është përmbyllur marrëveshja mes konsorciumit turk të tre kompanive Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction me qeverinë shqiptare. Ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të shpallë së shpejti një garë ndërkombëtare për të dhënë me koncesion ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës.
Sipas Ministrisë në lidhje me këtë aeroport ka përfunduar afati ligjor për koncesionin që në shtatorin e vitit të kaluar. Ministria konfirmon zyrtarisht se për ndërtimin e kësaj vepre do të ketë një garë ndërkombëtare.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gara do të përmbajë kushtet e ndërtimit, operimit, transferimit për kompaninë që do të dalë fituese. Firma që do ta ndërtojë aeroportin do të marrë për 35 vjet operimin e tij, e më pas do ta transferojë veprën në pronësi të shtetit shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë