Udhëtarët nervozë në Aeroportin e Shkupit, të cilët janë në ankth dhe nuk ndihen të gatshëm për të udhëtuar me avion, kanë në dispozicion në sallën e nisjeve Dino-n, retriverin e artë, që i ndihmon të relaksohen.
I njohur më mirë me pseudonimin “Zen Dog”, Dino, një qen 4 vjeçar viziton rregullisht Aeroportin e Shkupit për të siguruar një përvojë udhëtimi më relaksuese dhe të këndshme për udhëtarët.
“Ne e dimë se udhëtimi ajror mund të jetë stresues”, thotë Maja Bayalska Georgievska, drejtoreshë e komunikimit e kompanisë administruese që drejton Aeroportin e Shkupit.
Për këtë arsye Dino kalon nëpër portat e imbarkimit të aeroportit dhe lejon pasagjerët ta përkëdhelin ose të bëjnë selfie me të përpara se të hipin në avion.
“Edhe kur udhëtarët nuk i afrohen, ai përpiqet të ndërveprojë me ta”, shpjegon Vesna Kiskovska, trajnerja e tij. “Ai është një retriever i artë, një racë qensh që i pëlqen të bëjë sa më shumë miq”, shton ajo.
Që nga nëntori, Dino ka shkuar në aeroport dhjetëra herë, zakonisht në orët më të ngarkuara. Çdo herë reagimet janë “shumë pozitive”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.