Media Galeri

Aeroporti 20 miliardë dollarësh i ndërtuar në oqean, tashmë ‘po fundoset’ në ujë

Disa arkitektë japonezë para shumë viteve ndërtuan aeroportin futuristik në ujin e gjirit Osaka në Japoninë qendrore, rreth 400 km në perëndim të Tokios.

Aeroporti ndërkombëtar Kansai është ndërtuar mbi ishullin artificial të Kankūjima, fillimisht u ndërtua si një zgjidhje për mbingarkesën e aeroportit të Osaka.

Ishulli është i ndarë më dysh për secilën nga ndërtesat e aeroportit, terminali 1 dhe terminali 2.

Megjithëse inxhinierët mendonin se kishin llogaritur gjithçka gjatë ndërtimit, si konsolidimin e rërës mbi të cilën qëndron aeroporti, ata nuk kishin llogaritur sesa i paparashikueshëm mund të jetë niveli i rërës dhe xhepave që mund të formohen në të dhe kjo ka bërë që aeroporti deri më tani të jetë 12 metra i fundosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë