Një student denoncoi në polici se u sulmua nga disa adoleshentë në mënyrë të beftë. Por ndërsa 22-vjeçari nuk ka mundur që të identifikojë të dhënat e tyre fizike, ai ka qenë i përpiktë dhe ka detajuar moshën e përafërt të të dyshuarve. Sipas policisë numër 3, i riu ka qenë duke ecur në këmbë në kryeqytet është sulmuar nga disa adoleshentë mes moshës 16 dhe 18 vjeç. Qëllimi i tyre ka qenë vetëm që ta grabisnin dhe asnjëri prej tyre nuk është kufizuar nga dëshmitarët dhe fakti që rruga ishte e mbipopulluar. Burime pranë policisë i thanë Gazetës Si se çështja u denoncua për vjedhje me dhunë sipas neneve 135 dhe 25 i Kodit Penal.
“Jetoj pranë konvikteve me qira në një adresë pa numër, – shpjegon i riu në komisariatin numër 3. Sapo kalova një lokal të njohur si Tymi në afërsi të rrugës së Kavajës dhe në kryqëzimin e rrugës së qofteve ndjeva nga pas shpine se po më ndiqte dikush.
I riu kujton në polici se teksa po afrohej pranë një tabakinoje dhe një kioske ndjeu ta godasin me grushte mbas shpine. “Dëgjova një zë, kape legenin thoshte dhe në atë moment mu hodhën të gjithë në kurriz”, përshkruan student. Sipas policisë grabitja e çuditshme ka ndodhur pikërisht mbas sulmit fizik.
“Në kohën që më vunë poshtë dhe po më qëllonin sa të mundnin më morën kuletën në xhepin e majtë dhe karikuesin e telefonit. Aparatin nuk ma morën dot mbasi e isha në dorë dhe nuk e lëshova. Policia thotë se e pyeti disa herë të grabiturin se sa herë e qëlluan dhe ai shton “6 apo shtatë herë nuk e mbaj mend. Nuk i mbaj mend as të dhënat e tyre fizike, por jam i sigurt se njëri kishte një xhup kaf të veshur, kurse të tjerët xhupa dhe kapuçë të zinj”. I riu bën me dije policia për Gazetën Si kishte gjithsej në kuletë 700 lekë të reja si dhe abonenë mujore. Të shqetësuar se mund të jetë një sulm nga adoleshentë që janë përdorues droge, agjentët e policisë i treguan Gazetës Si se brenda një periudhe të shkurtër ky është rasti i tretë në një muaj që qytetarët sulmohen dhe ju rrëmbehen kuletat. Zyrtarisht i thuhet Gazetës Si se po këqyren të gjitha kamerat e sigurisë në zonë, ndërkohë që ndaj studentit është kryer ekspertim mjeko-ligjor për të përcaktuar dëmtimet fizike. Ekspertët shkruajnë se i riu kishte dëmtime të tilla si hematoma në fytyrë dhe në kokë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




